Kongresistja republikane: I papranueshëm agresioni i shteteve të mbështetura nga Rusia ndaj Kosovës

0
129

Kongresistja republikane, Lisa McClain, ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale.

McClain, ka potencuar se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, shkroi McClain në platformën X.

Leave a Reply