Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adri Mehmeti, ka marrë një ftesë të rëndësishme nga Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u përfshirë në listën e lojtarëve për angazhimet e muajit nëntor.
Përzgjedhësi Mauricio Pochettino ka publikuar listën me 25 futbollistë, në të cilën figuron edhe emri i Mehmetit, i cili do të jetë pjesë e ekipit amerikan për dy përballjet e radhës ndaj Haitit.
SHBA-ja do të përballet me Haitin më 14 dhe 18 nëntor, ndërsa këto dy ndeshje do të jenë një mundësi tjetër për futbollistin shqiptar që të dëshmojë potencialin e tij në nivel ndërkombëtar.
Ftesa nga Pochettino përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Mehmetit, i cili tashmë është pjesë e planeve të përfaqësueses amerikane./04 Online/















































