“Sharri Plast & Glass” kompania lidere e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika

0
223

Sharri Plast & Glass është themeluar në vitin 2001 në Buzez të Dragashit nën udhëheqjen e pronarëve “Vëllezërit Jusufi” me një kapacitet të vogël prodhimi dhe me një fuqi punëtore deri në 3 punetorë.

Besimi i fituar tek klientët dhe puna e pa rreshtur në drejtim të përmbushjes së kërshërive të klientëve ndikoi edhe në zgjerimin e prodhimtarisë dhe fuqisë punëtore.

Vite më vonë falë një pune të pa lodhshme të të gjithëve pa përjashtim, në qytetin e Prizrenit ndërtohet ndërmarrja më e madhe për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika alumini si dhe xhami termoizolues.

Aktivizimi i hapësirave të reja rezultoi edhe me zgjerimin e makinerisë dhe rritjen e fuqisë punëtore në mbi 25 punetor.

Tani Sharri Plast & Glass posedon repartin e posaqëm për prodhimin e xhamit me standarde ndërkombëtare dhe me cilësinë më të mirë në vend.

Në prodhimin e plastikes për të cilin për momentin posedojnë makineritë më të mira dhe përvojën shumëvjeçare në tregun e plastikes dhe të xhamit.

Eksporti i shpeshtë në vendet e BE, kryesisht në Gjermani, rezultoi në vitin 2015 të themelohet SHARRI PLAST & GLAS GmbH në Freiburg të Gjermanisë.

https://www.instagram.com/sharriplast/
https://www.facebook.com/sharriplast

Leave a Reply