Bellingham thyen rekordin e Casillasit, hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

0
16

Jude Bellingham vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 60 paraqitjeve në këtë kompeticion.

Mesfushori anglez i Real Madridit e arriti këtë shifër në moshën 23 vjeç e 128 ditë, duke lënë pas legjendën Iker Casillas, i cili e kishte arritur këtë jubile 39 ditë më vonë.

Bellingham, i cili ka luajtur për Borussia Dortmundin dhe Real Madridin, ka regjistruar 16 gola dhe 14 asistime në 60 ndeshjet e zhvilluara në garën më prestigjioze evropiane për klube./04 Online/