Anjeza Gubetini, e cila aktualisht është pjesë e Big Brother VIP Kosova 5, njihet për angazhimin e saj si gazetare dhe moderatore.
Por, një detaj që ndoshta jo të gjithë e dinë është se ajo dikur kishte provuar veten edhe në muzikë.
Rreth pesë vite më parë, Anjeza kishte lansuar këngën “Po du”, e cila ka grumbulluar rreth 47 mijë klikime në YouTube.
Megjithatë, pas këtij projekti, ajo nuk vazhdoi të merrej me muzikë, duke iu përkushtuar karrierës në gazetari dhe moderim.
Sot, Anjeza është pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, ku po shfaq një anë tjetër të personalitetit të saj.
Ndonëse aventura e saj sapo ka nisur, ajo tashmë është kthyer në një nga protagonistet e këtij edicioni, duke u përfshirë në debate të forta dhe përballje të drejtpërdrejta me banorët.
Me qëndrimet e saj dhe mënyrën se si po i menaxhon debatet, Anjeza po arrin të marrë vëmendje që në ditët e para të spektaklit.
Mbetet të shihet nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim dhe deri ku do ta çojë loja e saj në Big Brother VIP Kosova 5.















































