Edhe sot ngrohtë, temperaturat deri në 25 gradë

0
101

Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet për ditën e martë mbi vendin tonë.

Mëngjesi më i freskët me minimale që zbresin në 6C deri 11C. Përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit shfaqen mundësi edhe për mjegull. Temperaturat maksimale gjatë ditës 23C deri 25C.

Mot më të ngrohtë do të kemi edhe ditën e mërkurë, me maksimale deri në 27C.

Vranësira shfaqen ditën e enjtë dhe të premtë, me mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat gradualisht në rënie në 23C të premten, të shtunën edhe në 21C, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply