Drita do ta kërkojë sonte kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit do të përballen me Floriana FC në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo do të jetë ndeshja e kthimit e rrethit të dytë kualifikues, shkruan “Gazeta Express”.
Në duelin e parë, skuadrat kishin barazuar me rezultat 1:1 javën e kaluar.
Tash, Bardhekaltrit janë të vendosur të fitojnë dhe të shkojnë tutje.
“Me besim, fokus dhe mbështetje të tifozëve tanë, ne do të luftojmë për kualifikim dhe për hapin e radhës në Evropë. Qëndroni me ne. Së bashku për Dritën”, shkroi klubi gjilanas.
Trajneri Zekirija Ramadani po ashtu beson tek ekipi i tij, për të cilin e ka një kërkesë.
“Kemi humbur shumë raste në ndeshjen e parë. Shpresoj që t’i shfrytëzojmë rastet dhe të vazhdojmë tutje”, theksoi ai.
Ndeshja mes Dritës dhe Floriana FC do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.














































