Liria e ka regjistruar një fitore të madhe sot në xhiron e 14-të të Ligës së Parë.
Skuadra e Ismet Munishit fitoi në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 2:0 për ta ruajtur primatin në tabelë.

Golat për Bardhezinjtë i realizuan Gomes dhe Ymeri. Ekipi i Muhamet Dragushës, përkundër rasteve, nuk ia doli të shënonte.
Ndërkohë, Dinamo fitoi me përmbysje ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:1.

Bedri Greca i kaloi gjakovarët në epërsi në pjesën e parë.
Kurse, ferizajasit u rikthyen furishëm në pjesën e dytë duke shënuar me Bleon Axhamin dhe Zija Merxhanin. /Gazeta Express















































