Super talentja nga Prizreni Kaona Rexhaj zë vendin e parë në “Zenit Cup 2” në sportin e notit

0
224

Një talente e sportit të notit në Prizren po vjen.

Kaona Rexhaj është në klasë të parë, ndonëse e vogël në moshë kemi të bëjmë me një super talente në këtë sport, shkruan 04 Online.

Në garën e organizuar “Zenit Cup 2″ nga klubi i notit ‘Zenit Sport Academy”, Kaona ka arritur ta zë vendin e parë në kategorinë e saj.

“Nxënësjae shkollës sonë Kaona Rrahim Rexhaj 2017 në garën e parë të saj të notit fitoi medaljen e artë.
Në garën Zenit Cup2 e organizur nga klubi i notit Zenit Sport Academy ku ishin pjesëmarrës 11 notarë, nxënësja e klasës l-2, Kaona e fitoi vendin e parë.
Shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren./04 Online

Leave a Reply