Sulmi në Banjskë, RMV kërcënon me dalje nga “Ballkani i Hapur”

0
210

Maqedonia e Veriut mund të dalë nga ‘Open Balkan’ nëse Serbia do të rezultojë se është e përfshirë në ngjarjen në Zveçan. Deklaratën e ka bërë ministri i Jashtëm Bujar Osmani i cili tha se kjo iniciativë rajonale ishte ndërmarre edhe për pajtim mes popujve në rajon.

Një qëndrim i fortë vjen nga Maqedonia e Veriut për ngjarjet në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Bansjkë të Zveçanit do te rishqyrtojnë pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 Shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi”.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen pas dënimit që Presidenti Pendarovski i bëri ngjarjes së ndodhur me 24 Shtator në veri të Kosovës ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku. Ai ka shprehur edhe me herët qëndrime pro Kosovës nëse ‘Open Balkan’ do ta dëmtonte atë.

Leave a Reply