Shtëpia e ‘Flintstones’ e gdhendur mes blloqeve të granitit, ka pishinë dhe dritare të blinduara, por jo rrymë eketrike

0
212

Kjo është një shtëpi ku pushuesit mund të jetojnë me të vërtetë një realitet të ngjashëm me atë të serialit humoristik për fëmijë ‘Flinstones’.

E njohur si ‘Casa do Penedo’, ose ndryshe “Shtëpia e Gurit”, kjo banesë e cuditshme në veri të Portugalisë, e ka fituar me meritë pseudonimin “Shtëpia e Flinstones në jetën reale”.

Por intriga e saj shkon përtej ngjashmërisë me shtëpitë e gurta të serialit të njohur te animacionit, pasi ajo zotëron një pishinë dhe dyer e dritare të blinduara.

E ngjeshur mes katër blloqeve natyrale të granitit, shtëpia është vendosur në një mal me lartësi rreth 1000 metra.

Dikur e përdorur si shtëpi pushimi nga pronarët e saj, vendi u kthye në një atraksion turistik dhe më pas në një muzeum nga autoritetet lokale.

Nuk dihet arsyeja se përse pronarët fillestarë vendosën dyer e dritare anti-plumb.

Fotografi vendas Ricardo Oliveira Mateus, 34 vjeç, është kthyer kohët e fundit në shtëpinë 6 metra të lartë për të sjellë karakterin e saj të plotë.

Ai tregon: “Është ndërtuar në mënyrë që si themele të të ketë katër blloqet e gurit që e rrethojnë. Vendi është ndërtuar për gati dy vjet në vitin 1972”.

“Shtëpia është e pajisur mirë por nuk ka rrymë elektrike. Ka një vatër zjarri dhe një pishinë noti, e cila është gërrmuar mes bllokut më të madh të gurit”.

Ricardo thotë se tani shtëpia është një muzeum i vogël replikash e fotografish nga historia e Penedo.

Ai shton: “prej dizajnit të pazakontë dhe integrimit në natyrën rrethuese, ndërtesa është kthyer në një atraksion turistik”.

“Kur kam qenë fëmijë kam ardhur këtu dhe u takova me të zotin e shtëpisë, isha shumë i impresionuar nga arkitektura dhe panoramat rrethuese”.

Leave a Reply