Real Madridi arrin marrëveshje për talentin e Leipzigut, transferimi pritet të kushtojë 100 milionë euro

0
44

Real Madridi ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit të talentuar nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Los Blancos” do të paguajnë rreth 100 milionë euro për 19-vjeçarin, i cili sezonin e fundit shkëlqeu me Leipzigun, duke realizuar 15 gola dhe 11 asistime në 46 paraqitje, shkruan 04 Online.

Diomande ishte në radarët e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenalin, por gara për shërbimet e tij është fituar nga Real Madridi.

Transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa përfaqësuesit e agjencisë ROC Nation, e cila menaxhon edhe Vinícius Júniorin, pritet të zhvillojnë bisedime me klubin spanjoll edhe për kontratën e re të brazilianit./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here