Osmani: Ahtisaari skaliti kornizën e shtetit tonë, emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë

0
98

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaarit.

Osmani tha se Ahtisaari skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.

“Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.

Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!

Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës.

Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”

Leave a Reply