Ministri gjerman: Kosova nën presion masiv nga Serbia, e njohim këtë model të destabilizimit

0
113

Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.

Përmes një reagimi në “X”, ai thotë se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, shkruan ai.

Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar që kur më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre terroristë.

Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.

Serbia pati dislokuar ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën dhe menjëherë ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar largimin. Të shtunën janë vënë re lëvizje tërheqëse, por ende s’ka zyrtarizim.

Në anën tjetër, NATO-ja ka shtuar forcat në veri. /Reporteri

Leave a Reply