Raúl Asencio mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, pasi për të ka shfaqur interesim serioz Olympique Marseille.
Sipas raportimeve nga Spanja, klubi francez ka nisur lëvizjet për transferimin e mbrojtësit 23-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte një nga zbulimet më të mëdha të Real Madridit, shkruan 04 Online.
Megjithatë, pas përforcimeve të reja në qendër të mbrojtjes, hapësirat për Asencion pritet të jenë më të kufizuara. Marseille synon ta transferojë atë fillimisht në formë huazimi, me opsion ose detyrim blerjeje.
Real Madridi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij./04 Online/













































