Juventus pret përgjigjen e analizave të Pogba, bardhezinjtë e gati planin B

0
158

Paul Pogba mban në “ajër” planet e trajnerit Massimiliano Allegri të Juventus.

Mesfushori pret të marrë përgjigjen e analizave të dopingut ditën e enjte dhe më pas klubi do të ndërtojë strategjinë në bazë të pikërisht atyre analizave.

Nëse Pogba “ia hedh”, atëherë trajneri Allegri do ta mirëpresë dhe do të riintegrojë në organikë. Stafi teknik e konsideron francezin si një element të rëndësishëm, mirëpo në rast të kundërt dhe nëse analizat konfirmojnë se Pogba ka përdorur doping, atëherë Juventus do të lëvizë në merkaton e janarit./SS

Leave a Reply