Infeksionet e bajameve, çfarë duhet të keni kujdes

0
273

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe ënjtje të gjëndrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë roli luajnë bajamet në organizëm?

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik. Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit.

Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Ky rekomandim është i nevojshëm kur bajamet transformohen në një vatër kronike infeksioni për organizmin.

Ndërhyrje të tilla rekomandohen pas moshës 3 vjeçare, shkruan Agroweb.

Heqja e bajameve, a është e nevojshme?

Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me radhë.

A rritet rreziku i azmës me heqjen e bajameve?

Një studim danez sugjeron se heqja e bajameve tek fëmijët mund të rrisë numrin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Po ashtu dhe rrezikun e azmës kur ata të rriten.

Studiuesit vunë re se njerëzit që kishin hequr bajamet kur ishin fëmijë, ishin më të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe azma.

Leave a Reply