Federico Dimarco realizoi një gol të jashtëzakonshëm në takimin Inter-Frosinone (2-0). Anësori i majtë zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë me një realizim nga 56 metra.
Duke u bërë një dhuratë të bukur tifozëve zikaltër, shokëve të skuadrës, por edhe vetes. Pasi të premten festoi 26-vjeçarin e lindjes.
Italiani u tregua i sinqertë në prononcimin pas ndeshjes, duke pranuar se goli ishte fantastik por performanca e tij nuk ishte ndër më të mirat.
“Në fillim pashë Dumfries, pastaj vura re portierin që kishte dalë nga porta. Shyqyr Zotit që ai top u fut në rrjetë, përndryshe do të merrja një lumë fyerjesh që as nuk mund t’i imagjinoj.
Është një nga golat më të bukur që kam realizuar në karrierë. E pranoj, nuk e nisa mirë ndeshjen. Bëra disa gabime që zakonisht nuk i bëj, por rëndësi ka që fituam”, u shpreh “raketa” e nënkampionëve të Europës./SS