Eksperti i ‘kung fu’ lufton me tufën e majmunëve të egër që e sulmojnë në rezervatin tibetian

0
310

Në pamje shihen momentet kur një ekspert i arteve marciale përballet me disa majmunë të egërsuar që e sulmojnë papritur gjatë një vizite turistike në një zonë malore tibetiane.

Burri i identifikuar si luftëtari profesionist Xie, u përball ‘trimërisht’ me majmunin ‘makake’ gjatë vizitës së tij në malin Emei, në jugperëndim të provincës kineze Sichuan.

Pamjet e përballjes së tyre u përhapën në rrjetet sociale ku komentuesit ishin të ndarë nëse të mbështesnin majmunin për mbrojtjen e territorit të tij apo luftëtarin që përdorte teknikat e tij për të luftuar kafshët.

Dhe në fakt përplasja ndodhi kur zoti Xie tentoi të prekte një prej majmunëve makake.

Në video shihet sesi ai tenton të prekë majmunin por ky i fundit kthehet kërcënueshëm duke e sulmuar, teksa burri nis të lëshojë grushtet e tij prej profesionisti.

Me nisjen e luftimi një tjetër makake e sulmon burrin nga prapa, ndaj të cilit Xei nis sërish të lëshojë grushtet e tij.

Xie tha se kishte postuar pamjet e përplasjes në rrjetin Douyin – korrespondeti kinez i rrjetit TikTok – pas vëmendjes online.

Ai tha: “Sigurisht që unë u përmbajta, ato janë kafshë të mbrojtura, duhet t’i lija të shkonin, unë vetëm sa i frikësova”.

Dhe në fakt zyrtarët e rezervatit këshillojnë të ruhet distanca nga majmunët e parkut, megjithëse komentuesit vlerësonin personin që tregoi rezistencë ndaj tyre.

Leave a Reply