Vitaminat thelbësore që kanë efekt pozitiv në lëkurë

0
418

Vitamina C

Shumica e njerëzve mendojnë se vitamina C është vetëm për forcimin e sistemit imunitar, por ajo që nuk dini është se kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

Vitamina A
Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e puçrrave e shenjave kafe të fytyrës. Kjo vitaminë përshpejton qarkullimin e gjakut, duke hidratuar në nivel qelizor lëkurën ashtu si dhe minimizon prodhimin e yndyrës.

Vitamina E
Kjo është vitamina që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet, cilatdo qofshin ato (nga toksinat , rrezet, etj). Kombinojeni këtë vitaminë me C-në dhe shtresa mbrojtëse e qelizave do të jetë maksimale.

Vitamina B2
Ju gjithashtu duhet të përfshini vitaminën B2 në dietën tuaj, veçanërisht nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e acaruar. Kjo vitaminë e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe ndihmon frymëmarrjen qelizore. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B2 përfshijnë vezë, brokoli, kërpudha, fasule , sojë, kos etj.

Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e membranës qelizore, sidomos kur jeni te ekspozuar ndaj rrezeve UV.

Leave a Reply