E ardhmja e talentit të RB Leipzigut, Yan Diomande, mbetet ende e paqartë, me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin që po garojnë për transferimin e tij.
Sipas raportimeve të “Sky Sport DE”, futbollisti aktualisht po stërvitet me Leipzigun, ndërsa klubi gjerman po pret zhvillimet e negociatave përpara se të marrë një vendim përfundimtar, shkruan 04 Online.
PSG-ja vazhdon të jetë shumë i interesuar për 19-vjeçarin, por edhe Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i tij. Megjithatë, për momentin “Los Blancos” konsiderohen në avantazh për të siguruar shërbimet e talentit nga Bregu i Fildishtë.
Diomande aktualisht është i fokusuar në përgatitjet me Leipzigun, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset para mbylljes së afatit kalimtar./04 Online/















































