Real Madridi është pranë një goditjeje të rëndësishme në tregun e talenteve të rinj, pasi ka arritur të bindë sulmuesin 16-vjeçar JJ Gabriel, aktualisht pjesë e akademisë së Manchester Unitedit.
Sipas raportimeve mediatike, klubi madrilen ka dalë fitues përballë konkurrencës së Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Barcelonës, Manchester Cityt dhe Chelseat.
Nëse marrëveshja përmbyllet, Gabriel pritet ta nisë aventurën në Spanjë te Castilla, ekipi i dytë i Real Madridit, me synimin për t’u zhvilluar dhe për të fituar gradualisht hapësirë në skuadrën e parë.
Në këtë transferim raportohet se ndikim ka pasur edhe Jude Bellingham, i cili dyshohet se ka ndihmuar në bindjen e bashkëkombësit të tij për të zgjedhur gjigantin spanjoll.
Ndërkohë, Manchester United rrezikon të humbasë një nga perspektivat më interesante të akademisë së vet./04 Online/















































