Sot deri në 11°C

0
76

Kosova do të përballet sot me mot të ndryshueshëm, ku vranësirat do të alternohen me periudha me diell. Mjegulla pritet të jetë e pranishme në shumë zona gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalet do të arrijnë në 11 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s./04 Online/