Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët për dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.
Risia e këtij grumbullimi është mbrojtësi i Dinamo Cityt, Ysni Ismaili, i cili për herë të parë merr ftesë nga Kombëtarja shqiptare.
Lista e futbollistëve të grumbulluar:
- Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
- Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
- Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
- Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.
Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Finlandës më 12 nëntor në Tiranë, ndërsa më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë në Budapest./04 Online/















































