Barcelona planifikon tri rinovime të rëndësishme

0
39

Barcelona ka nisur përgatitjet për të ardhmen, duke synuar vazhdimin e kontratave me tre futbollistë që konsiderohen pjesë e projektit të Hansi Flickut.

Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit synojnë t’i mbajnë në skuadër Marc Bernal, Brian Farinas dhe Gerard Martinin, me marrëveshje që mund të zgjasin deri në vitin 2031.

Bernal thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me klubin, ndërsa për dy futbollistët e tjerë pritet të vazhdojnë negociatat.

Pas rinovimit të Raphinhas deri në vitin 2030, Barcelona po punon për të siguruar vazhdimësinë e lojtarëve që i konsideron të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës./04 Online/