Argjentina nuk ia beson askujt numrin 10, e lë në historinë e Messit

0
96

Kombëtarja e Argjentinës ka vendosur të mos ia besojë asnjë lojtari fanellën me numrin 10 në dy miqësoret e planifikuara për muajin nëntor.

Sipas mediumit “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka zgjedhur që numri i mbajtur për vite me radhë nga Lionel Messi të mbetet i papërdorur.

Ky vendim vjen në një kohë kur e ardhmja e Messit me përfaqësuesen argjentinase mbetet temë diskutimi. Ende nuk dihet se kush do ta marrë në të ardhmen numrin ikonik, të cilin para tij e kishte bartur edhe legjenda Diego Maradona./04 Online/