Manchester Unitedi po vlerëson disa kandidatë për drejtimin e skuadrës, ndërsa vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e Michael Carrickut.
Sipas gazetarit Santi J. FM, në listën e alternativave të klubit anglez janë edhe Julian Nagelsmann dhe Unai Emery, krahas Didier Deschampsit.
Drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” po shqyrtojnë profilet e mundshme përpara se të vendosin për trajnerin që do ta udhëheqë skuadrën në të ardhmen./04 Online/















































