Krerët e shtetit bëjnë nderime pranë obileskut në kazermën “Adem Jashari”

0
226

Për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot është duke u mbajtur një ceremoni e organiuar në kazermën “Adem Jashari”.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë komandantja supreme Vjosa Osmani, kryeministri Kurti, ministri Mehaj, kryeparlamentari Konjufca dhe shumë figura tjera të njohura.

Në këtë ceremoni do të bëhet Rreshtimi i Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pak minuta më parë krerët e shtetit kanë bërë nderime pranë obileksut në kazermë.

5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb.

Leave a Reply