“Jam gati të ul pagën”, lojtari i Man City i fiksuar pas Barcelonës

0
144

Edhe pse ndodhet nën kontratë me Manchester City, Aymeric Laporte ka vendosur të largohet nga Anglia në fundin e sezonit.

28-vjeçari ka humbur postin e titullarit tek ekipi i Pep Guardiolës. Për qendërmbrojtësin interesohet prej kohësh Barcelona.

E njëjtë është edhe dëshira e lojtarit të kombëtares spanjolle, i cili po bën maksimumin për të vijuar karrierën në “Camp Nou”.

Shtypi britanik shkruan se Laporte është gati të ulë pagën e tij sezonale për të firmosur me skuadrën katalanase.

Shtatlarti është pjesë e Manchester City prej verës së vitit 2018. Kampionët e Anglisë paguan 65 milionë euro për ta blerë nga Athletic Bilbao.

Leave a Reply