Arsenali po shqyrton transferimin e sulmuesit të krahut të Atlético Madridit, Álex Baena, si një përforcim të mundshëm për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, interesim për futbollistin spanjoll ka shfaqur edhe Bayern Munichu, ndërsa klubi madrilen vlerësohet se mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për kartonin e tij.
Për të financuar këtë lëvizje, Arsenali po shqyrton edhe mundësinë e largimit të Martín Zubimendit. Megjithatë, mbetet të shihet nëse londinezët do të konkretizojnë interesimin për Baenan./04 Online/















































