Një spanjoll pasuesi i Contes, do të bindë Kane të rinovojë

0
140

Antonio Conte do të largohet nga Tottenham në fundin e sezonit. Italiani ka refuzuar ofertat e rinovimit dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e pasardhësit të tij.

Thomas Tuchel është një nga emrat që përfliten për stolin e Spurs. Por, kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës londineze është edhe Luis Enrique.

Spanjolli dëshiron të provojë një aventurë në Premier League, ndërkohë që është i preferuari i Fabio Paraticit.

Drejtori sportiv i Tottenhamit, beson se ardhja e ish-trajnerit të kombëtares spanjolle do të bindë kapitenin Harry Kane të rinovojë.

Leave a Reply