Zafir Berisha i përgjigjet Visar Shehut e Ilir Baldedajt

0
590

Kanë vazhduar replikat ndërmjet opozitës e pozitës në Prizren pas miratimit të propozim – vendimit për kredi në BERZH për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro.

Fillimisht ka reaguar Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate duke e akuzuar pushtetin lokal se në fund të mandatit po e fut Prizrenin në fajde.

Pas kësaj ka reaguar edhe kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj duke kërkuar dorëheqjen e Shaqir Totajt e të Zafir Berishës, pasi sipas Baldedajt edhe disa kuvendarë të këtyre dy subjekteve politike kanë votuar pro.

Ndërsa Berishës i ka replikuar nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu duke thënë se ai (Berisha) nuk e ka haberin se çka është ‘fajdeja’.

E ndaj Baldedajt e Shehut ka replikuar Berisha.

Reagimi i plotë i Zafir Berishës:

Pas deklaratve që sot pata lidhur me mledhjen e Kuvendit të Prizrenit dhe futjen në kredi të qytetin tonë në fund të mandatit nga qeveria e LVV, qeveri kjo e cila duke qenë e paaftë per tri vite ka pasur afro 20 miljon ero suficit, paskan marrur guximin me komentu.
Hajduti i vërtetuar edhe me vendim të gjykatës Ilir Baldeda i cili e di se Nisma ka tre kuvendar që nga viti 2019 dhe qëndrimi i kuvendarëve të Nisma-s ka qenë i qartë dhe i argumentuar sot në mledhje!

Ndërsa “pijaneci” Visar Shehu që është turpi i qytetit dhe i institucioneve komunale, i dehur nga ajo që i ka mashtruar LDK dhe ndonjë vazal-kuvendari, paska tenduar me u tregu ekonomist i mirë (kuptohet me diplomë që ja kanë dhën të tjerët), me “shitën mend” e folur me % duke menduar se unë kamë konkuruar për punsim e ai me i ra llogaris së % për gjepin e tij!
Zafa

Leave a Reply