A ndikon dysheku në pagjumësi?

0
157

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndikon dysheku në pagjumësi?

Mjeku: Një nga strategjitë e rëndësishme për arritjen e një gjumi të shëndetshëm dhe çlodhës është të paturit e një dysheku të rehatshëm, të përshtatshëm për trupin. Shpesh sinjalet e dhimbjes së kokës apo muskujve të qafës dhe shpinës që vijnë për shkak të pozicionit të papërshtatshëm të trupit gjatë gjumit, mund ta fragmentojnë gjumin duke ulur sasinë e kohës që kalohet në gjumë të thellë. Personi ndoshta nuk mund të zgjohet, por gjumi do të jetë më pak qetësues e më pak çlodhës. Prandaj, përdorni dyshek që garanton një gjumë të qetë, të rehatshëm, të pandërprerë, çlodhës dhe rigjenerues njëkohësisht. Përdor dyshek që sigurojnë një mbështetje më të mirë për shpinën duke evituar ngurtësimin, mpirjen e muskujve apo dhimbjet e shpinës.

Akoma më mirë do të ishte të përdorni dyshek anatomik dhe ortopedik të cilët mbajnë shpinën në pozicionin e saj natyral duke siguruar një sipërfaqe mbështetëse optimale për trupin aty ku duhet: tek shpatullat, fundshpina, vithet dhe thembrat. Në këtë mënyrë lehtësohen dhimbjet sidomos ato të shpinës dhe bëhet një gjumë i rehatshëm.

Sot teknologjitë e reja kanë vënë në dispozicion edhe dyshek me aftësi ajrimi optimal që ndihmojnë për të mos u djersitur dhe që parandalojnë krijimin e mykut. Kjo mundëson që dysheku të qëndrojë i thatë dhe pa aroma të këqija. Kjo është ideale për ata që janë të prirur të djersitin tepër gjatë gjumit, të prirur ndaj alergjive apo që vuajnë nga astma.

Bli një dyshek të mirë: ne shpenzojmë gati 1/3 e jetës në shtrat, kështu që ia vlen të investosh për të!

Leave a Reply