Partneriteti me gjigantin energjitik arab, FIFA më e pasur

0
122

FIFA ka nënshkruar një marrëveshje të re partneriteti me Aramco, një gjigant energjetik në pronësi të Arabisë Saudite me një xhiro vjetore prej 600 miliardë dollarësh. Një marrëveshje që do ta bëjë më të pasur organin më të lartë të futbollit botëror.

Lajmi është zyrtar, më poshtë është deklarata e FIFA-s;

“Marrëveshja bazohet në një angazhim të përbashkët për inovacionin, zhvillimin dhe krijimin e iniciativave sociale me ndikim të lartë, në përputhje me misionin e FIFA-s për ta bërë futbollin vërtetë global. Partneriteti do të zgjasë deri në fund të vitit 2027”.

Presidenti Gianni Infantino komentoi: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Aramco-n në familjen e partnerëve globalë të FIFA-s. Ky partneritet do të ndihmojë FIFA të organizojë me sukses turnetë e saj kryesore gjatë katër viteve të ardhshme dhe, siç është rasti me të gjitha marrëveshjet tona tregtare, do të na lejojë të ofrojnë mbështetje më të madhe për 211 federatat anëtare.

Aramco ka një histori të fortë në mbështetjen e ngjarjeve të klasit botëror, por ne gjithashtu presim me padurim të bashkëpunojmë me ta në një sërë iniciativash në vitet e ardhshme.

Presidenti dhe CEO i Aramco, Amin H. Nasser, shprehu gjithashtu gëzimin e tij për këtë marrëveshje:

“Përmes këtij partneriteti synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e futbollit dhe të shfrytëzojmë fuqinë e sportit për të pasur ndikim në mbarë botën.”/SS

Leave a Reply