Kërkohet dorëheqja e Shaqir Totajt e Zafir Berishës

0
818

Kuvendari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka reaguar pas miratimit të propozim – vendimit për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro nga shumica e kuvendarëve, përfshirë edhe nga opozita.

Për këtë të fundit, Baldedaj ka thënë se Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha duhet të japin dorëheqje pas këtyre zhvillimeve. Baldedaj këtë deklaratë e ka bërë duke aluduar se disa kuvendarë nga këto dy subjekte politike kanë votuar pro propozim – vendimit për kredi. Në të kundërtën, Baldedaj ka thënë se nëse dy të lartëpërmendurit nuk japin dorëheqje së paku t’i përjashtojnë kuvendarët që kanë votuar për siç ka thënë ai, sipas interesave personale.

“Zafir Berisha dhe Shaqir Totaj ose duhet të japin dorëheqje nga kryetarët e degëve të partisë ose duhet ti përjashtojnë asambleistët të cilët votojnë sipas interesave personale”, ka thënë Baldedaj./04 Online

Leave a Reply