Kush e dërgoi parashutën për çiftin “Është fallco, hap sytë”? Juli, Romeo dhe Heidi hedhin dyshime mbi…

0
129

Ditën e djeshme, një parashutë që ka fluturuar për disa minuta në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ka trazuar ujërat.

Mesazhi ishte për Heidin, të cilës i kërkohej të ketë kujdes nga Romeo, pasi ai është falso.

Kjo e ka mërzitur së tepërmi aktorin, ndërsa banorët e tjerët e kanë akuzuar duke thënë se mesazhi vjen pikërisht pas gjestit të tij një natë më parë, duke lënë vetëm në suitë Heidin.

Pasditen e djeshme, teksa qëndronin në suitë bashkë me Rozën, Romeo dhe Heidi, kanë diskutuar për personat që mund të qëndrojnë pas atij mesazhi.

Heidi shprehet se në momentin që ka ardhur parashuta, ajo ka qenë brenda, ndërsa Vëllai i Madh i ka kërkuar të shkojë në dhomën e surprizave, e cila ndodhet në ambientet e jashtme të shtëpisë ku edhe ka parë parashutën.

Fansat kanë ngritur dyshime se Vëllai i Madh, ka pasur dijeni se për banoren ishte nisur një mesazh nga qielli.

Të njëjtën tezë ka ngritur edhe Jul Deda në bisedë me Eglën në oborr.

Ai u shpreh se ka dyshime se parashuta mund të jetë dërguar nga produksioni, pasi çifti mund të ketë ndonjë mision të fshehtë për të vënë në lojë banorët e tjerë të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Meritoni ka pretenduar se parashuta me mesazh kundër Romeos, mund të jetë paguar nga fansat e banorëve të tjerë në shtëpi, në mënyrë që ai të demoralizohet, duke qenë se finalja e madhe ndodhet vetëm një muaj larg.

Leave a Reply