Berisha: Qeveria e korruptuar e LVV e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e “patericës” së saj LDK dhe disa argatëve të PDK!

0
727

Miratimi i propozim – vendimit për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro është bërë shkak për reagim të ashpër të Kryetarit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha.

Berisha ka thënë se qeveria e korruptuar e LVV-së në fund të mandatit e ka futur Prizrenin në fajde me ndihmën e LDK-së dhe disa argatëve të PDK-së, pa përmendur ndonjë emër.

“Sot në mledhjen e Kuvendit të Prizreni, qeveria e korruptuar e LVV, në fund të mandatit e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e “patericës” së saj LDK dhe disa argatëve të PDK!
Interesi personal i një pjese të opozitës në Prizren po i mundëson hajdutëve të klanit të Mytës dhe LVV që me projekte afatgjata të planifikojn “zhvatjen” e parasë puplike edhe pasi të mos janë në pushtet!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply