Kloppi i “jep” dritën jeshile Arne Slotit: Eja këtu, është klubi më i mirë në botë!

0
151

Trajneri i ardhshëm i Liverpoolit pritet të jetë holandezi, Arne Slot – dhe ky transferim “The Reds-ave” do t’i kushtojë plot 15 milionë euro.

Jurgen Kloppi sot në një konferencë për media foli në lidhje me zëvendësuesin e tij, shkruan Indeksonline

Gjermani pajtohet me emrin që po qarkullon në media edhe pse thotë se nuk është i përfshirë në këtë situatë.

“Unë nuk jam i përfshirë këtu. Do doja shumë që nëse Arne dëshiron ta marrë punën. Më pëlqen stili i tij, gjithçka që dëgjoj për këtë djalë – trajner i mirë”.

“Unë do t’i thoja që kjo është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë, njerëzitë më të mirë”, u shpreh Klopp-i

Kujtojmë se Jurgen Klopp është duke luftuar për titull të Premier League, por ka shumë mundësi që të largohet nga “Anfield” pa trofe këtë sezon.

Leave a Reply