Temperaturat ekstreme, IKSHPK me thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit

0
115

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit gjatë temperaturave të larta, raporton Gazeta Sinjali.

IKSHPK thotë se në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, IKSHPK pohon se “kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”.

Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here