Portieri japonez Zion Suzuki është kthyer në një emër të kërkuar në tregun evropian, pas paraqitjeve të mira me Aston Villan.
Sipas “TEAMtalk”, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini po e përcjellin me interes 24-vjeçarin, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë edhe Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Tottenhami.
Suzuki iu bashkua klubit anglez verën e kaluar për 30 milionë funte, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Megjithatë, Aston Villa nuk dëshiron të heqë dorë nga portieri japonez, të cilin e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë. Kjo pritet ta vështirësojë çdo tentativë të klubeve të interesuara për transferimin e tij./04 Online/















































