Barcelona blindon Bernalin deri në vitin 2031

0
34

Barcelona ka siguruar vazhdimësinë e mesfushorit Marc Bernal, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij deri në qershor të vitit 2031.

Sipas “Mundo Deportivo”, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë mbetur vetëm procedurat përfundimtare para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Kontrata e re e futbollistit 20-vjeçar do të përmbajë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, duke treguar rëndësinë që klubi katalunas i kushton së ardhmes së tij.

Për shërbimet e Bernalit gjatë verës kishin shfaqur interesim disa skuadra të Premierligës dhe Atletico Madridi, por Barcelona ka vendosur ta mbajë talentin e akademisë së saj në Camp Nou./04 Online/