Mes aludimeve për Ledri Vulën, Xhensila Myrtezaj zgjedh Turqinë për pushime

0
32

Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur Kapadokian e Turqisë për disa ditë pushimi në shoqërinë e dy fëmijëve të saj, Ajkës dhe Amenit.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, artistja ka ndarë momente nga udhëtimi familjar, duke treguar se këto ditë po ia kushton kohës me fëmijët, larg angazhimeve profesionale.

Ndërkohë, jeta private e Xhensilës vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave rozë, veçanërisht pas raportimeve për afrimitetin e saj me reperin Ledri Vula. Dy artistët janë përfolur për një lidhje të mundshme, por asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht një romancë mes tyre.

Së fundmi, vëmendje kanë marrë edhe ndryshimet në raportet e tyre në rrjetet sociale, duke shtuar spekulimet për një ftohje të mundshme.

Megjithatë, këtë herë Xhensila ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit momente familjare, duke e vendosur në plan të parë kohën me Ajkën dhe Amenin./04 Online/