Sot deri në 13°C

0
53

Kosova do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, por vranësirat pritet të shtohen gradualisht, duke sjellë reshje lokale shiu në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Në mëngjes, në ultësira dhe lugina mund të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut të ngrirë.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të zgjerohen dhe të intensifikohen pas mesnatës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 11 deri në 13°C. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 13 deri në 28 km/h./04 Online/