Manchester United interesohet për Mahamadou Nagidan

0
40

Manchester Unitedi ka shtuar në listën e objektivave për repartin defensiv mbrojtësin e Rennesit, Mahamadou Nagida, të cilin po e konsideron si përforcim të mundshëm për afatin kalimtar të janarit.

Sipas raportimit ekskluziv të “TEAMtalk” përcjell 04 Online, skautët e klubit anglez e kanë përcjellë 21-vjeçarin kamerunas në disa ndeshje gjatë gjashtë javëve të fundit, ndërsa vlerësimet për paraqitjet e tij kanë qenë pozitive.

Interesimi lidhet edhe me nevojën e Unitedit për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ku e ardhmja e Luke Shaw mbetet një çështje për t’u vlerësuar nga drejtuesit e klubit.

Si rrjedhojë, sipas raportimeve të mediave si “Sports Mole” dhe “Top Mercato”, Nagida është shndërruar në një nga alternativat që po shqyrtohen në Old Trafford. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim për negociata apo ofertë zyrtare./04 Online/