Liverpooli dhe Barcelona pas Colwillit

0
39

Liverpooli dhe Barcelona po e përcjellin me interes situatën e mbrojtësit të Chelseat, Levi Colwill, i cili mund të jetë një nga emrat e kërkuar në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit “CaughtOffside”, klubi katalunas ka shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për 23-vjeçarin, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Liverpooli.

Megjithatë, Chelsea synon ta mbajë mbrojtësin dhe planifikon të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës gjatë vitit 2027. Marrëveshja aktuale e Colwillit me londinezët skadon në vitin 2029.

Raportimet bëjnë të ditur se Chelsea mund të shqyrtojë oferta në vlerë prej 65 deri në 75 milionë funte, në rast se klubet e interesuara vendosin të konkretizojnë interesimin./04 Online/