Së bashku mund ta ndryshojmë gjendjen!

0
1021

Vëllezër Shqiptarë mos u ndani mes vete,
të jemi te bashkuar me njëri-tjetrin. Leni anash mobilizimet politike me qëllime te pa dobishme për momentin. Pavarësisht admirimit që mund të kemi për lider të një partie të caktuar, ose kahjes sonë politike, mobilizimi për të ofenduar liderin apo aktivistët e partisë tjetër, apo për të komentuar në profilin e tyre gjëra qe nuk kanë lidhje me ta, politikën e as gjendjen aktuale të vendit është gjest i ulët i cili mund të nxitet vetëm nga lider të papjekur.Në vend të kësaj të shohim gjendjen në të cilën gjendet me të vërtetë vendi ynë, dhe të mobilizohemi për të ndihmuar vëllezërit tonë në nevojë.

Secili subjekt politik ka prapa ndërmarrje të caktuara të cilat e financojnë e aktivistë të vullnetit te mirë që së bashku mund të lehtësojmë këtë gjendje, e të mos shohim raste të tilla nëpër rrugët e qyteteve tona!
Me gjithë se ka organizime të ndryshme në krye me hoxhallarë e njërz të tjerë, subjektet politike nuk njihen për aksione të tilla!
Iftaret e përbashkëta të organizuara më parë, gjoja për njerëzit në nevojë janë vendet ku më së paku ushqehen njerëzit e tillë.Në vend të tyre aktivistët e partive politike mund të marrin shembuj nga vendet e ndryshme të cilat kanë lënë në disa vende të qytetit ushqime për ata që kanë nevojë që këta njerëz mos të jenë të detyruar të hanë ushqimet qe ne i hudhim, ose dhe organizime tjera të dobishme.

Besoj se do të ishte lehtësim i madh si për personat në nevojë, ashtu edhe për pjesën tjetër të qytetarëve që sapo dalin në rrugë ndeshen me raste të tilla. Por edhe subjektet poltike mund të kenë një vepër të mirë në listën e veprave të tyre!

Në foto të tilla nuk shihet vetëm gjendja e mjerueshme e disa njerëzve, por mjerimi injë shoqërie!

Shkruan: Edi KABASHI

Leave a Reply