Lugina e Preshevës nuk do të duhej të harrohet nga Escobar dhe Lajçak

0
401

Asnjëherë të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan, nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan, nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.

Asnjëherë të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan, nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendro

Asnjëherë të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan, nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999, të ndriçojn dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parashef Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj

Asnjëherë të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan, nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun e 32-të nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 – 1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine

Sepse të ngarkuarit e BE-së dhe të deleguarit Amerikan,promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992, kemi mbajtur dhe organizuar Referendum.

Shkruan: Refik HASANI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply