Fëmijë nga 52 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë program digjital kushtuar Ditës së Fëmijëve

0
434

Me rastin e 23 Prill-Festës së Sovraniteti Kombëtar dhe të Fëmijëve si dhe 100 vjetorit të themelimit të Kuvendit Të Madh Kombëtar të Turqisë, Instituti Yunus Emre organizoi një program festiv në platformë digjitale.

Në programin e moderuar nga prezantuesja e mirënjohur nga Turqia, Pelin Çift që u transmetua drejtpërdrejtë në rrjete-sociale mori pjesë Ministri i Arsimit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Ziya Selçuk, Zv. Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë Z. Serdar Çam, Kryetari i Institutit Yunus Emre Prof. Dr. Şeref Ateş, Ministri i Arsimit të Republikës së Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov, Princi i Jordanisë Asım bin Naif, Ministri i Shtetit të Maqedonisë së Veriut Elvin Hasani, Ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut Hysni İsmaili, Ministri i Arsimit dhe Kulturës së Republikës Turke të Qipros Veriore Nazim Çavuşoğlu, Ministri i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës Prof. Dr. Raşid Hadzovic, Zv. Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Komitetit Organizativ të Festës Kombëtare të 23 Prillit për Turqit e Kosovës Fikrim Damka, Zv. Ministre e Arsimit e Shqipërisë Nina Guga dhe Zv. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Enis Kervan, rreth 50 ambasador dhe konsull po ashtu nga shtete të ndryshme të botës, përfaqësisë të institucioneve shtetëror, përfaqësues te shoqërisë civile si dhe shume mysafir.

Pas fjalimeve të protokollit, programi vazhdoi me performancat në transmetim të drejtpërdrejtë të 100 fëmijë nga 52 shtete. Fëmijët morën pjesë në program përmes kategorive të ndryshme si poezi, pikturë dhe koreografi kërcimi kështu duke përjetuar së bashkë entuziazmin e 23 Prillit në përvjetorin e 100-të te Hapjes se Kuvendit te Republikës së Turqisë.

Në këtë ditë dedikuar atyre, fëmijë nga pika të ndryshme të botës si; nga Australia në Rusi, nga Palestina në Somali, nga Gjermania në Jordani, nga Kina në Afrikën Jugore, nga Shqipëria ne Itali, nga Bosnja në Kosovë janë bashkuar me mbarë botën mesazhet e tyre të unitetit, bashkimit dhe paqes.

Festimi përfundojë me këngën “Sikur jeta të ishte festë”, e cila u këndua direkt nga 40 fëmijë të 23 shteteve të botës.

Leave a Reply