Këta janë katër anëtarët e rinj të Bordit të “Hidroregjionit Jugor”

0
536

Pas shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren, Qeveria në detyrë ka njoftuar se kush do të jenë anëtarët e rinj të këtij bordi, raporton Express.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në mbledhjen e 26-të të Qeverisë në detyrë është vendosur që kryesues i Bordit të “Hidroregjionit Jugor”, të jetë Ylber Elshani.

Anëtarët e tjerë të këtij bordi janë edhe Arieta Vula-Pozhegu, Altin Sahiti dhe Edmond Halimi.

Ndryshe, Qeveria në detyrë sot ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor”. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit./Gazeta Express

Leave a Reply