Fituesja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një mesazh privat me një prej fansave, duke zbuluar një detaj mjaft domethënës nga përditshmëria e saj.
Në ‘story’-n e publikuar, shihet pyetja e ndjekësit se çfarë bën ajo me rrobat që nuk i vesh më. Selin i është përgjigjur shkurt:
“I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar.”
Krahas fotos së bisedës, Selin ka sqaruar se kjo është një nga pyetjet që i bëhet më së shpeshti.
Ajo tregoi se ndonëse ka pasur raste kur ia ka dërguar veshjet vajzave që i shkruajnë në mesazhe (DM), me së shumti prej vitesh i çon te Xhamia.
Ajo nënvizoi se këtë veprim bamirësie për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë e ka bërë si përpara pjesëmarrjes në “Big Brother”, ashtu edhe pas tij.
Një gjest për tu duartrokitur!
















































